Kurti “i dorëhequr” merr vendim të jashtëligjshëm, emëron një bord

 

Qeveria “e dorëhequr” e ka miratuar propozim-vendimin për emërimin e Bordit të Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren.

Albin Kurti i prezantoi emrat, ndërsa ata u votuan unanimisht, pa asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim, përcjell KFVA.

“Tani pas kompletimit të procesit, listën prej katër emrave për anëtarë të bordit të drejtorëve në ndërmarrjen publike “Kompania Rajonale e Ujësjellësit Hidroregjioni Jugor Sh. A”, Prizren, e prezantoj në këtë përbërje: Ylber Elshani, kryesues; Agim Muçaj, anëtar; Selvete Gjikolli, anëtare; Sylejman Gashi, anëtar”, tha ai.

Ndryshe, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka bërë me dije se vendimet e Qeverisë Kurti, e cila është në detyrë, nuk janë ligjore.

Ai ka thënë se nga dita që KQZ-ja ka certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të 9 shkurtit, vendime e Qeverisë Kurti janë të kontestueshme.

  • Shkrime të ngjashme

    Policia has në mbi 350 automjete të paregjistruara vetëm në dy javët e para të janarit

    Policia e Kosovës ka njoftuar se vetëm brenda dy jave, ka hasur 353 automjete të paregjistruara vetëm në rajonin e Prishtinës, në kuadër të zbatimit të planit operativ “Sezoni Dimëror”. Sipas Policisë, kjo paraqet problem serioz për sigurinë në trafik,…

    Rinumërohen 216 vendvotime, në 15 komuna përmbyllet procesi

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se në 15 komuna është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave. Sipas njoftimit, deri tash në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve janë rinumëruar 216 vendvotime nga 914 vendvotime. Komunat në të cilat ka përfunduar…