Flet gjyshi i foshnjës: Fetusi doli copa-copa, spitali tentoi ta fshehë rastin

 

Pas përfundimit të shqyrtimit fillestar në Gjykatën Themelore të Pejës për rastin e njohur si “Foshnja në lavatriçe”, për herë të parë ka folur publikisht gjyshi i foshnjës, i cili shprehu dhimbjen e familjes.

Në një deklaratë për media, ai tha se Spitali i Përgjithshëm i Pejës kishte tentuar ta fshehë ngjarjen, duke mos e informuar fare familjen për vdekjen e foshnjës.

“Asnjë njoftim nuk kemi marrë nga spitali, për tragjedinë kemi mësuar vetëm nga media,” deklaroi ai.
Ai përshkroi momentin kur e kishin marrë trupin e pajetë: “Fetusi ka dalë copa-copa në një qese. Pamje që nuk do ia dëshiroja askujt. Ishte tronditje e jashtëzakonshme për të gjithë familjen”.

Rasti, që kishte ndodhur në dhjetor të vitit 2022, tronditi opinionin publik kur doli në pah se foshnja e lindur pa shenja jete ishte përfunduar aksidentalisht në një lavatriçe së bashku me çarçafët, në rrethana ende të paqarta.

Procedurat gjyqësore po vazhdojnë për të zbardhur përgjegjësitë e stafit mjekësor dhe rrethanat e sakta të ngjarjes/ KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…