Arabia Saudite e konfirmon se nuk do të ketë Haxh gjatë verës deri në vitin 2041

 

 

Qendra Kombëtare e Meteorologjisë së Arabisë Saudite (NCM) ka konfirmuar se Haxhi 2025 do të shënojë herën e fundit kur pelegrinazhi vjetor bie gjatë sezonit të verës – për të paktën 16 vitet e ardhshme.

Bëhet e ditur se ndryshimi vjen nga kalendari hënor islamik, i cili lëviz rreth 10 ditë më herët çdo viSi rezultat, Haxhi gradualisht do të kalojë në pranverë duke filluar nga viti 2026, dhe më pas në dimër.

Ky ndryshim sjell lehtësim pas viteve të temperaturave ekstreme gjatë Haxhit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Raportohet se në vitin 2024, Meka pati temperatura të larta deri në 51 gradë Celsius, duke çuar në mbi 2700 raste të goditjes nga nxehtësia në vetëm një ditë, me disa vdekje të raportuara.

Nga viti 2026 deri në vitin 2033, Haxhi do të bjerë gjatë muajve të pranverës, transmeton Periskopi.

Më pas, nga viti 2034 deri në vitin 2041, do të zhvillohet në dimër.

Dhe pelegrinët nuk do të përballen më me kushtet e verës deri në vitin 2042, kur cikli do të përsëritet.

Ndryshe, rreth 1.8 milionë njerëz pritet t’i bashkohen Haxhit në vitin 2025.

Me këtë numër, zyrtarët sauditë po përgatiten për një pelegrinazh të fundit veror përpara se të fillojë Haxhi gjatë ditëve më të freskëta.

  • Shkrime të ngjashme

    KQZ rinumëron rreth 30% të vendvotimeve, një kandidati i hiqen 461 vota

    Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) janë rinumëruar 262 nga gjithsej 914 vendvotime që janë përfshirë në procesin e rinumërimit, që përbën rreth 30 për qind të totalit. Sipas njoftimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), procesi i verifikimit…

    Qumësht me kimikate: Ky është pronari i Lufrës, që përfitoi 800 mijë euro nga fondet e BE për bujqësinë

    Qumështi dhe kosi i markës Lufra kanë vetëm ngjyrën e bardhë. Nga analizat e kryera nga gazetarët, analiza që përputhen edhe nga kontrollet e AKU-s, ka rezultuar se qumështi dhe nëproduketet e tij si kosi, djathi dhe gjalpi të markës…