Parashikimi i motit, ngrica mëngjesin e së mërkurë

 

Të mërkurën parashihet që të kalojnë më shpesh vranësira, sidomos nga pjesë qëndrore e lindore të vendit, ku përreth zonave malore mund të shfaqen kushte për riga lokale shiu, apo ndonjë rrebesh të dobët dëbore në vise të larta malore.

Minimalet ende të ulëta, zbresin në -4C e -2C, ndërsa temperaturat maksimale në rritje, shkojnë deri në 10C e 13C. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e veriperëndimore 4-8m/s.

Sistemi frontal që vije me masa të ftohta ajrore përgjatë rajonit ditën e enjte sjell mundësi për të reshura shiu, apo dhe bore me rënie të temperaturave krejt vonë gjatë natës me kalimin në ditën e premte. Të shtunën paraqiten mundësi për riga lokale shiu, e të dielën më shumë intervale me diell. Temperaturat mbeten përreth vlerave prej 10C e 13C, deri të shtunën, e tek nga e diela shënojnë një rritje deri në 15C e 16C.

Minimalet mbesin nën 0C deri të premten, e më pas shënojnë rritje deri në 2C e 4C në fundjavë. Erëra të ftohta veriore e veriperëndimore frynë gjatë ditës së enjte dhe të premte, me hove deri në 12 e 13m/s.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…