Dënohet me burgim të përjetshëm i akuzuari për vrasjen e boksierit Besar Nimani

Sot, në Gjermani, Huseyin A. u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e boksierit shqiptar, Besar Nimani.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetari Bahri Cani.

Gjykata e Bielefeldit ka njoftuar se Huseyin A., së bashku me një person tjetër që ende ndodhet në arrati, kishin planifikuar dhe realizuar vrasjen e Nimanit më 9 mars të vitit të kaluar.

Ata e goditën boksierin shqiptar me 16 plumba, duke e lënë të vdesë në vend.

Për dënimin e Huseyin A. me burgim të përjetshëm pati kërkesa nga avokati mbrojtës i familjes Nimani dhe Prokuroria e Qarkut, të cilët e konsideruan këtë masë të drejtë për krimin e rëndë që ai kishte kryer.

Ndërkohë, i dyshuari tjetër për bashkëkryerjen e vrasjes është ende në arrati, dhe autoritetet gjermane po vazhdojnë kërkimin për kapjen e tij.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…