Riarmatosja e Europës, Italia skeptike, ekspertët të shqetësuar për borxhin publik

 

Plani i bashkimit europian për të rritur shpenzimet e mbrojtjes rreth bllokut, po përballet me sfida në Itali ku ka shqetësime të konsiderueshme lidhur me qëndrueshmërinë e borxhit publik.

Në një samit të posaçëm të BE gjatë muajit mars në Bruksel, presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen propozoi planit, “riarmatosja e Europës’’, qe parashikon mobilizimin e 800 miliardë eurove për të krijuar një Europë të sigurt.

Megjithatë propozimi, për ti siguruar një kredi prej 150 miliardë euro për shtete anëtare për investime në mbrojtje është kundërshtuar nga vende si Franca, Italia dhe Spanja.

Aktualisht borxhi publik në Itali është rreth 3milion euro, që përbën 135 përqind të prodhimit të brendshëm bruto. Si rezultat ekspertët në Itali kanë paralajmëruar se plani për riarmatosjen e Evropës do të rrisë shqetësimet për borxhin publik.

Qeveria italiane mbështet forcimin e mbrojtjes evropiane, por ajo nuk pajtohet plotësisht me qasjen e propozuar nga plani ‘Riarmatosja e Evropës’, i cili fokusohet në rritjen e mbrojtjes kombëtare të vendeve anëtare të BE-së dhe lejimin e tyre për të marrë kredi, në vend që të forcojë mbrojtjen evropiane në tërësi. Italia ka në plan të shlyejë broxhin gjatë viteve në vazhdim. Kështu nëse buxheti duhet të përshtatet për të rritur kreditë për shpenzime në mbrojtje, kjo mund të rrezikoje qëndrueshmërinë e borxhit”, tha Valentina Meliciani.

Sipas një deklarate të publikuar nga Komisioni Europian, plani për riarmatosjen e Europës konsiston në 5 masa kyçe që synojnë fuqizimin e kapaciteteve mbrojtëse të bllokut dhe rritjen e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…