Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

Categories: Botë, Lajme

by kfvanews

Share

 

 

Nën moton “Asnjë cent më shumë”, sot mbahet protesta kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.

Në lidhje me protestën që do të mbahet nga ora 15:00 në sheshin “Skënderbeu” në kryeqytet ka folur organizatori i protestës, Luan Hasanaj.

“Është një mesazh i thjeshtë, reagimi ynë ka ardhur si rezultat i një trendi të rritjes së çmimeve në mënyrë pothuajse të pakontrolluar të viteve të fundit. Grup shumë i madh i qytetarëve mezi e kalojnë muajin me të hyrat që i marrin dhe duke e parë se çfarë po vjen. Kur themi se 15% do të rritet çmimi i rrymës dhe kjo do të ketë efekt zinxhir në secilin sektor, mesazhi ynë për ata që janë vendimmarrës është i thjeshtë: na mundësoni që ne qytetarët që kemi vendosur të jetojmë në këtë vend, të kemi mundësi që t’i përballojmë këto çmime dhe faturat që na vijnë çdo muaj”, tha Hasanaj në Klan Kosova.

Më tej, Hasanj u shpreh se kërkesa në drejtim të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë është pezullimi i i rritjes së çmimit të energjisë prej 15 për qind, derisa të konstituohen institucionet e reja.

Related Posts

  •     Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sërish sot, në orën 11:00, për të vazhduar seancën konstituive, në përpjekje për të zgjedhur kryetarin e ri. Vazhdimi i kësaj seance vjen pas dështimit për të zgjedhur kryeparlamentarin të mërkurën, ku Lëvizja Vetëvendosje, si partia me më së shumti deputetë, propozoi fillimisht Albulena Haxhiun, e më

  •     Instituti Hidrometërlogjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me vranësira të shpërndara. IHK njofton se vranësirat në pjesën e dytë parashihen të dendësohen duke krijuar kushte që vende-vende të shoqërohen me reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-17°C, ndërkaq maksimalet e ditës nga

  •     Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të qarkut Osijek-Baranja në Kroaci dhe përveç ndërhyrjeve të shumta të shërbimeve emergjente, për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, për shkak të stuhisë që

  •     Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë