Sot mot me diell, nesër vjen i ftohti me borë

 

 

Sot parashihet mot më i butë me intervale më të gjata me diell fillimisht. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, paraqiten mundësi për zhvillime të rigave lokale të shiut, apo ndonjë rrebeshi me bubullima përreth zonave malore.

Fryn erë e lehtë veriperëndimore e perëndimore 2-4m/s. Temperaturat minimale zbresin në 4C e 7C, ndërsa maksimalet shkojnë deri në 15C e 17C.

Ditën e diel mot dimëror. Të ftohtit arktik me sistemin frontal depërton mbi vend, që nga orët e mëngjesit. Reshjet e shiut shndërrohen në dëborë me rënie të temperaturave pranë 0C, e që deri në mbrëmje zbresin edhe nën, me minimale të hënën e të martën deri në -5C e -6C.

Fryn erë më e fuqishme veriore 5-15m/s. Nga dita e hënë do të ketë intervale me diell, por dhe vranësira që mund të jenë më të shumta nga pjesë lindore të vendit ditën e hënë.

Temperaturat maksimale gradualisht shënojnë rritje deri në 7C e 8C të martën e mërkurën.

Reshjet e borës, në rast se do të jenë më të vazhdueshme, ultësirave formojnë shtresë 5-10cm, e viseve malore deri në 30cm.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…