by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Doganat e Shteteve të Bashkuara kanë nisur të mbledhin tarifën prej 10 për qind të vendosur nga presidenti Donald Trump, ndaj të gjitha importeve të shumë shteteve, përfshirë nga Kosova.
Ndërkaq, tarifat më të larta për mallrat nga 57 partnerët më të mëdhenj tregtarë të SHBA-së do të nisin që të zbatohen javën e ardhshme.
Vendimi për tarifën fillestare bazë prej 10 për qind nisi së zbatuari në portet detare, aeroportet dhe magazinat doganore të SHBA-së në orën 12:01 të mëngjesit (06:00, sipas kohës lokale në Kosovë).
Kosova është në mesin e vendeve që u është vendosur tarifë bazë prej 10 për qind për importe nga Trump më 2 prill.
Përfaqësues të odave ekonomike kanë paralajmëruar se kjo tarifë do të ketë ndikim të madh tek eksportuesit kosovarë, duke i bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që të heqë tarifën prej 10 për qind që ka për mallrat nga SHBA-ja dhe të ndihmojë bizneset kosovare të prekura nga vendimi i Trumpit.
“Kjo është ndër veprimet tregtare më të mëdha në jetën tonë”, tha Kelly Ann Shaw, avokate tregtare në Hogan Lovells dhe ish-këshilltare tregtare në Shtëpinë e Bardhë gjatë mandatit të parë të Trumpit.
Shaw tha se ajo pret që tarifat të evoluojnë me kalimin e kohës, teksa vendet do të përpiqen të negociojnë norma më të ulëta.
“Por, kjo është e madhe. Është një ndryshim tepër i rëndësishëm dhe tronditës në mënyrën si tregtojmë me çdo vend në botë”, shtoi ajo.
Njoftimi i Trumpit për vendosjen e tarifave ndaj importeve nga të gjitha shtetet e botës më 2 prill tronditi tregjet globale të aksioneve.
Ndërkaq, të mërkurën do të hyjnë në fuqi tarifat më të larta reciproke të Trumpit që variojnë nga 11 deri në 50 për qind. Importet nga Bashkimi Evropian do të goditen me një tarifë prej 20 për qind, ndërkaq mallrat kineze me një tarifë prej 34 për qind, duke e çuar në total në 54 për qind tarifën e re për Kinën.
Kanadaja dhe Meksika janë përjashtuar nga tarifat më të fundit të Trumpit, pasi ato janë ende subjekt i një tarife prej 25 për qind, që u vendos lidhur me krizën e fentanilit në SHBA.
Trump ka përjashtuar nga tarifat e reja mallrat që janë subjekt i tarifave të veçanta prej 25 për qind për arsye të sigurisë kombëtare. Këtu hyjnë çeliku dhe alumini, makinat, kamionët dhe pjesët për automjete.
Administrata amerikane publikoi gjithashtu një listë me mbi 1.000 kategori produktesh që janë përjashtuar nga tarifat e reja. Këtu përfshihen nafta e papërpunuar, produktet e naftës dhe importe të tjera të energjisë, barnat farmaceutike, uraniumi, titani, lëndë drusore, gjysmëpërçuesit dhe bakri. /Radio Evropa e Lirë
Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të qarkut Osijek-Baranja në Kroaci dhe përveç ndërhyrjeve të shumta të shërbimeve emergjente, për momentin nuk ka raportime për persona të lënduar. Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes Civile, për shkak të stuhisë që
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi se sot do të dalë personalisht për të patrulluar rrugët e kryeqytetit amerikan, Uashington D.C., si një shenjë mbështetjeje për forcat e rendit dhe si reagim ndaj situatës alarmante të sigurisë në qytet. Gjatë një interviste të drejtpërdrejtë në një emision radiofonik, Trump deklaroi se do ta mbajë
Stuhi mjaft të ashpra po parashihet të përfshinë pjesët bregdetare të rajonit gjatë natës, me reshje të dendura shiu por dhe breshër, gjatë kalimit të ciklonit Lukas më në veri të Ballkanit. Rrebeshe e bubullima nga kjo stuhi mund të përfshinë dhe pjesë të vendit orëve të hershme të mëngjesit të ditës së
19 vjeçari, Fatlum Gashi, që u aksidentua ditë më parë në Llapushnik nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Ai është ndarë sonte nga jeta, ndërsa ishte në trajtim intensiv në Mjekimin Intensiv Qendror në QKUK. Rastin për, e ka konfirmuar mjeku kujdestar, Dr. Damir Haxhitasimi. I riu, nga ky aksident fatal ditë më