Basha: Kosovarët më pëlqejnë jashtë mase se nënën e kam nga Kosova

 

 

Politikani nga Shqipëria, Lulzim Basha, ka folur për jetën e tij familjare.

Ai thotë se nuk do të ishte i njëjti, po të mos e kishte bashkëshorten e tij në krahë.Basha, kur u martua me Aurelën, u kthyen bashkë në Tiranë nga Kosova, e lidhur me këtë, ka diçka për të thënë për popullin tonë.

“Mua më pëlqen populli shqiptar, kosovarët më pëlqyen dhe më pëlqejnë jashtë mase, sepse e kam nënën kosovare”, tha Basha, në një intervistë për “Weekend” në Klan Kosova.

“Kur shoh vajzat kosovare të zgjuara, të mira, nga Dua Lipa e Rita Ora, më bëhet zemra mal për suksesin e tyre”, tha tutje ai.

Ndër të tjera, ai flet për vështirësitë që ka në jetën mes familjes dhe politikës.

“Fushata ta merr gjithë jetën personale, s’mbetet gjë. Edhe angazhimi publik, politik është i tillë gjithashtu. Por në fund ka diçka, një balancë minimale, sepse nuk mund të jesh asgjë, pa qenë në radhë të parë njeri dhe familjar. Pra në çdo profesion është familja që paguan taksën e punës s prindit”, u shpreh Basha.

 

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…