Protestë në Ulqin kundër privatizimit të hapësirave bregdetare

 

 

Një numër i madh qytetarësh të Ulqinit po marrin pjesë në një protestë masive, kundër asaj që ata e konsiderojnë si “shitjen e Ulqinit”.

Protesta është organizuar nga Komuna e Ulqinit, e cila kundërshton vendimin e qeverisë malazeze për dhënien e një pjese të bregdetit për investitorët arabë, duke theksuar se nuk janë përfshirë në procesin e vendimmarrjes dhe konsultimeve.

Sipas marrëveshjes së qeverisë malazeze, një pjesë e bregdetit prej 12 kilometrash plazh do t’u jepet këtyre investitorëve për 99 vjet. Ky vendim ka shkaktuar shqetësim tek qytetarët dhe përfaqësuesit e Komunë.

“Protesta organizohet si reagim ndaj tentativës për dhënien me qira dhe privatizimin e hapësirave publike bregdetare, përfshirë Plazhin e Madh – një pasuri e përbashkët dhe simbol identitar i Ulqinit dhe banorëve të tij”, theksohet në njoftimin e Komunës së Ulqinit.

Komuna bën me dije se në këtë protestë po marrin pjesë përfaqësues të të gjitha partive politike në Kuvendin e Komunës, shoqëria civile nga mbarë trevat, si dhe qytetarë të shumtë, të bashkuar për të mbrojtur pronën publike dhe të ardhmen e qytetit.

Për shkak të situatës së krijuar, është anuluar festimi zyrtar i Ditës së Ulqinit, ndërsa mbledhja solemne e Kuvendit Komunal do të mbahet përpara qytetarëve, në kuadër të protestës.

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…