DhTIK përkrah protestën kundër shtenjtimit të rrymës, fton bizneset të marrin pjesë

 

 

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë ka dalë në mbështetje të protestës së thirrur për nesër për të kundërshtuar shtrenjtimin e paralajmëruar të rrymës.

Përmes një reagimi drejtuar mediave, DhTIK u ka bërë thirrje bizneseve që të marrin pjesë në këtë protestë, shkruan Reporteri.net.

“Që nga ditët e para kur është përmendur rritja e çmimit të energjisë, DhTIK ka ngritur alarmin duke u kërkuar institucioneve që të veprojnë për ta parandaluar një veprim të tillë. Bizneset dhe qytetarët nuk duhet të dënohen për shkak të dështimit të institucioneve që të sjellin investime në prodhim të energjisë apo shkaku i dështimit të mirëmbajtjes më kohë të stabilimenteve energjetike”, theksohet në reagim.

Tutje thuhet se rritja do të kishte ndikim negativ zinxhirë.

“…pra do të ulë të hyrat e biznesit e për pasoj do ulen edhe të hyrat e buxhetit, do rrezikohen vendet e punës, si dhe bizneset pa dashjen e tyre, do të detyrohen të rrisin çmimin e produkteve, duke u vënë në situatë të vështirë karshi konkurrencës nga jashtë”.

Ata kanë dalë edhe kundër propozimit të Ministrisë së Ekonomisë për shtimin e numrit të brezave (blloqeve) të konsumit për mbi 800 kËh.

“Me këtë rast DhTIK fton të gjitha bizneset që t’i bashkohen protestës. DhTIK është duke shqyrtuar edhe ndërmarrjen e masave tjera për të kundërshtuar si rritjen e çmimit të energjisë, ashtu edhe planin e ZRRE-së për liberalizimin e tregut”, përfundon njoftimi.

Ndryshe, rryma në Kosovë mund të shtrenjtohet për 15 për qind.

Aktualisht, për konsumatorët që shpenzojnë deri në 800 kilovatë në orë brenda një muaji, çmimi i rrymës gjatë ditës është 7.79 centë për kilovat. Në rast të shtrenjtimit për 15%, ata do të paguanin 8.96 centë.

ZRRE-ja i shqyrton dhe cakton tarifat e energjisë elektrike çdo vit dhe ato janë në fuqi nga 1 prilli deri më 31 mars të vitit pasues.

Sipas këtij institucioni, rritja e tarifave këtë vit është e domosdoshme, për shkak të uljes së prodhimit të energjisë, rritjes së konsumit dhe varësisë së madhe nga importet me çmime të larta./

  • Shkrime të ngjashme

    Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

    Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

    Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

    Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…