Kosovë Lajme

Apel për ndihmë: Bashkëshortja e veteranit të UÇK-së ka nevojë për transplant të veshkës

 

 

Një nënë, një bashkëshorte dhe një motër ka nevojë për ndihmën tonë! Bashkëshortja e Gani Shalës, veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe punëtor tekniko-shërbyes, po përballet me një situatë të rëndë shëndetësore dhe ka nevojë për transplant të veshkës. Për shkak të pamundësisë financiare për mbulimin e shpenzimeve të këtij operacioni jetik, familja e saj ka bërë thirrje për ndihmë humanitare.

Ganiu ka shprehur gatishmërinë për të dhuruar veshkën e tij për bashkëshorten, por procedura kërkon mbështetje financiare të konsiderueshme. Prandaj, familjarët dhe miqtë e tij kërkojnë ndihmë nga të gjithë ata që kanë mundësi të kontribuojnë.

Çdo ndihmë, pavarësisht shumës, është e rëndësishme dhe e vlerësuar. Së bashku, mund të shpëtojmë një jetë dhe të sjellim shpresë për këtë familje që po përballet me një sfidë të madhe

Të gjithë ata që dëshirojnë të ndihmojnë mund ta bëjnë këtë përmes detajeve të mëposhtme:

Kontakti: Gani Shala – 049 978 403

Llogaria bankare në Raiffeisen Bank: 1501070000166526

Familja Shala falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar deri tani dhe i bën thirrje çdokujt që ka mundësi të vazhdojë të ndihmojë këtë aksion humanitar.

Bashkë mund të bëjmë ndryshimin!

Ju faleminderit për mbështetjen tuaj!