Kosovë Kronikë Policore Lajme

Aksident në garat ilegale në Trudë të Prishtinës, rrokulliset vetura- VIDEO

Një aksident i tmerrshëm ka ndodhur në Trudë të Prishtinës gjatë së dielës, ku janë zhvilluar garat ilegale të shpejtësisë me vetura.

Në pamjet e publikuara në media, vetura shihet se humb kontrollin si shkak i shpejtësisë së madhe dhe rrokulliset gjatë garimit.

Policia e Kosovës ende nuk ka dalë me një version zyrtar lidhur me rastin.

Nuk dihet nëse ka të lënduar si pasojë e këtij aksidenti.