Trump godet sërish: ‘Burrë lind, burrë mbetesh!

 

 

Presidenti amerikan Donald Trump ka përsëritur se ekzistojnë vetëm dy gjini: mashkull dhe femër.

“Për katër vite të gjata, ne patëm një administratë që u përpoq të shfuqizonte vetë konceptin e gruas dhe ta zëvendësonte atë me ideologjinë radikale gjinore”, tha Trump.

Ai fajësoi ish-administratën e Bidenit për “shkatërrimin e hapësirave të grave”, përcjell KFVA.

“Ata madje u përpoqën të zëvendësonin fjalën nënë. Nëna u bë vetëm një person që lind”, shtoi presidenti amerikan.

Ai u kujtoi pjesëmarrësve se nënshkroi një urdhër ekzekutiv muajin e kaluar të titulluar “Mbajtja e burrave larg nga sportet e grave”, i cili synon të ndalojë gratë transgjinore të konkurrojnë në sportet e grave dhe vajzave.

“Pavarësisht se sa operacione keni apo kimikate injektoni, nëse lindni me ADN mashkullore në çdo qelizë të trupit tuaj, nuk mund të bëheni kurrë grua. Nuk do të jeni grua”, deklaroi Trump.

“Dhe kjo është arsyeja pse, muajin e kaluar, unë me krenari firmosa një urdhër ekzekutiv për të ndaluar burrat të konkurrojnë në sportet e grave”, përfundoi ai.

  • Shkrime të ngjashme

    Pas Osmanit e Kurtit, Sorensen takon Bedri Hamzën

    Pas takimeve me kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin dhe Presidenten Vjosa Osmani, Emisari i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, ka takuar kreun e PDK’së, Bedri Hamzën. Për takimin ka njoftuar Hamza, ku ka thënë se kanë diskutuar për nevojën e konstituimit…

    Ambasadorët evropianë takojnë Kurtin, flasin për formimin e shpejtë të Qeverisë

    Shefi i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav bashkë me ambasadorët e BE-së dhe shefat e misioneve në Kosovë kanë takuar kryeministrin në detyrë, Albin Kurtin, në të cilin takim Orav thotë të kenë diskutuar për zhvillimet paszgjedhore.…