Dalin detaje tronditëse nga vrasja e shqiptares në Itali, i dashuri përdori telefonin edhe pas krimit

 

 

Detaje të reja janë zbuluar nga mediat italiane nga ngjarja e tmerrshme që tronditi vendin, ku shqiptarja 22-vjeçare Ilaria Sula, u gjet e vdekur. Trupi i saj u gjet mëngjesin e sotëm në një zonë me pyje pranë komunës së Polit, rreth 40 kilometra nga Roma.

I dyshuari kryesor për vrasjen është i dashuri i saj, Mark Samson, një 23-vjeçar me origjinë filipinase. Autoritetet italiane e kanë ndaluar dhe po e marrin në pyetje për akuzat e rënda të vrasjes me dashje dhe fshehjes së trupit. Sipas hetimeve paraprake, ai dyshohet se e ka goditur me thikë disa herë Ilarian në apartamentin e tij në Via Homs, në lagjen Africano të Romës, dhe më pas ka tentuar të zhdukë trupin.

Një detaj i rëndë që ka ndihmuar hetimet është fakti se, pas vrasjes, Samson ka vazhduar të përdorë telefonin e Ilaries për të dërguar mesazhe dhe për të postuar në rrjetet sociale, duke krijuar idenë se ajo ishte ende gjallë. Tabulatet telefonike kanë ndihmuar policinë të zbulojë të vërtetën dhe ta vendosin atë në qendër të dyshimeve, shkruan “La Repubblica”, përciell KFVA,

Ilaria ishte studente në Fakultetin e Shkencave Statistike në Universitetin Sapienza të Romës dhe jetonte në një apartament me shoqet e saj në lagjen San Lorenzo. Mbrëmjen e 25 marsit, ajo doli nga shtëpia pa dhënë ndonjë shpjegim dhe nuk u kthye më. Familja e saj në Terni dha alarmin dhe policia italiane nisi kërkimet menjëherë.

Rektorja e universitetit, Antonella Polimeni, e cilësoi ngjarjen si një vrasje të tmerrshme që ka lënë të gjithë pa fjalë. “Në këtë moment dhimbjeje, jemi pranë familjes së Ilaries dhe gjithë komunitetit tonë studentor,” u shpreh ajo.

Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për të zbardhur plotësisht këtë krim të rëndë dhe për të sjellë drejtësi për Ilaria Sulën, ëndrrat e së cilës u shuan në mënyrën më tragjike.

  • Shkrime të ngjashme

    Haradinaj viziton Thaçin e Veselin në Hagë: I pashë të motivuar dhe optimistë për aktgjykim lirues

    Ish-kreu i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, ka vizituar në Hagë ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, dhe ish-kryeparlamentarin Kadri Veseli, të cilët po mbahen në paraburgim për mbi pesë vjet. Duke folur në Klan Kosova, Haradinaj tha se i kishte gjetur ata…

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…