Arrestohet një person në Kaçanik – a ka të bëjë me vrasjen e policit Lika?

 

 

Një tragjedi tronditi mbrëmë Kaçanikun, ku pak para mesnatës, një polic u vra në hyrje të banesës së tij. Në drejtim të Muhamet Likës u shti disa herë me armë zjarri, me viktimën që ndërroi jetë çaste më vonë në emergjencën e Kaçanikut, pasi nuk iu bëri ballë plagëve të marra, raporton KFVA.

Rastin mbrëmë e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili tha se hetuesit dhe krimteknikët rajonalë kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

“Nuk dihen akoma shkaqet se si ka ardhur deri te kjo ngjarje”, deklaroi Veseli.

Ndërkohë, mbrëmë pas mesnate, policia në Kaçanik arrestoi një person në mes të rrugës.

Në pamjet e publikuara nga mediumi “S’je Kaçanikli Nëse…” shihet momenti kur një i dyshuar prangoset nga disa zyrtarë policorë.

Ende nuk dihet nëse arrestimi i këtij të dyshuari ka të bëjë me vrasjen e policit Lika./KFVA/

  • Shkrime të ngjashme

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane ia dhuron Trumpit Nobelin për Paqe

    Udhëheqësja e opozitës venezueliane, María Corina Machado, ia ka dhuruar medaljen e saj të Çmimit Nobel për Paqe presidentit Donald Trump gjatë një takimi në Shtëpinë e Bardhë, duke thënë se kjo ishte një shenjë mirënjohjeje për angazhimin e tij…

    Bibiliotekisti merrte pagë pa shkuar në punë, arrestohet edhe Drejtori i shkollës – dyshohet se dëmtuan buxhetin mbi 19 mijë euro

    Policia e Kosovës ka arrestuar Drejtorin e një shkollë në Gjilan, si dhe një zyrtar në po të njëjtën shkollë. Ata dyshohen për keqpërdorim të pozitave dhe se kanë dëmtuar buxhetin e shtetit në vlerë mbi 19 mijë euro, shkruan…