Shqipëri: Frika e prindërve nga vaksina sjell shpërthim të fruthit në vend

 

 

Shpërthimet e fruthit në disa vende të Europës kanë ngritur alarmin edhe në Shqipëri, ku janë regjistruar 12 raste gjatë periudhës janar-mars 2025.

Instituti i Shëndetësisë Publike raporton se shumica e të të prekurve janë fëmijë nën 4 vjeç, me 75% të tyre që nuk kanë marrë të dyja dozat e vaksinës.

Rastet janë përqendruar kryesisht në Fier, ku një vatër infeksioni është zbuluar në një kopsht, por janë identifikuar edhe raste në Vaun e Dejës, Lezhë dhe Tiranë. Megjithëse të gjithë të prekurit janë trajtuar dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore, mjekët paralajmërojnë për rrezikun e përhapjes së mëtejshme.

Autoritetet shëndetësore u kërkojnë kopshteve dhe shkollave të mos pranojnë fëmijë të pavaksinuar dhe u bëjnë thirrje prindërve të jenë të vëmendshëm ndaj simptomave të para, si temperatura e lartë, skuqja e syve dhe njollat e kuqe në lëkurë.

Vaksinimi mbetet mbrojtja më e sigurt, me dy doza në moshën 1 dhe 5 vjeç. Aktualisht, mbulimi vaksinal në Shqipëri është 92%, por Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon një nivel prej 95% për të parandaluar shpërthimet epidemike.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…