Raportohet se ShBA-ja i ka pezulluar kontributet financiare në OBT

 

 

Shtetet e Bashkuara i kanë pezulluar kontributet financiare në Organizatën Botërore të Tregtisë, i thanë agjencisë së lajmeve “Reuters” tri burime, përderisa administrata e presidentit Donald Trump po i shton përpjekjet për t’i zvogëluar shpenzimet qeveritare.

Administrata e Trumpit po tërhiqet nga institucione globale që i sheh në kundërshtim me politikat e saj ekonomike “Amerika e Para”. Qeveria planifikon të tërhiqet nga disa institucione, si Organizata Botërore e Tregtisë, dhe i ka zvogëluar kontributet në disa të tjera si pjesë e një rishikimi të gjerë të shpenzimeve federale, raporton agjencia “Reuters”.

Organizata me seli në Gjenevë kishte buxhet vjetor prej 205 milionë frangash zvicerane vitin e kaluar. Shtetet e Bashkuara pritej të kontribuonin me rreth 11 për qind të kësaj shume duke u bazuar në një sistem tarifash që është proporcional me përqindjen e vendit në tregtinë globale, sipas dokumenteve publike të OBT-së.

Një delegat i Shteteve të Bashkuara tha në një takim buxhetor të OBT-së më 4 mars se pagesat e vendit të tij për buxhetet e viteve 2024 e 2025 për këtë organizatë ishin pezulluar, në pritje të një rishikimi të kontributeve për organizata ndërkombëtare dhe se do ta njoftonte OBT-në për rezultatin në një datë të pasaktësuar, thanë dy burime tregtare me njohuri të drejtpërdrejtë rreth këtij takimi.

Një burim tjetër e konfirmoi përshkimin e dy burimeve dhe tha se Organizata Botërore e Tregtisë do të dilte me një plan B në rast të pauzimit të gjatë të fondeve, pa dhënë hollësi.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…