Skandaloze: Flamuri i Kosovës nuk vendoset në stadiumin e Murcias, emri shkruhet me fusnotë

 

 

Spanja është një nga vendet të cilat nuk e njeh shtetin e Kosovës, ndërsa sot ka ndodhur një skandal tjetër. Kosova sonte në stadiumin e Murcias, zhvillon ndeshjen e kthimit ndaj Islandës, e vlefshme për play-offin e Ligës së Kombeve.

Por në stadium, emri i Kosovës është shkruar me fusnotë.

Sipas asaj që raporton gazetari Arlind Sadiku, përpos emrit me fusnotë, dje nuk ishte prezent flamuri i Kosovës në stadium gjatë stërvitjes.

Sipas rregullores, UEFA detyron organizatorin, në këtë rast Islandën, që vetëm në ditën e ndeshjes ta vendos flamurin e shtetit mysafir.

  • Shkrime të ngjashme

    Aksident fatal në rrugën Komoran-Carralevë, një i vdekur e katër të lënduar

    Një aksident trafiku me pasoja fatale ka ndodhur sot rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë. Një person ka vdekur e katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.…

    E zhdukur prej tetorit në Itali, gjendet trupi i pajetë i 35-vjeçares shqiptare: Ishte 40 kilometra larg shtëpisë

    Ishte zhdukur më 22 tetor, pasi ishte parë për herë të fundit në qendër të qytetit. Sot, të enjten më 15 janar, erdhi lajmi tragjik. Trupi i pajetë i Floresha Prengut, 35 vjeçe, banore në Trento, u gjet rreth 40…