Ambasada e SHBA’së në përvjetorin e vdekjes së Sekretares Albright: Progresi i Kosovës, homazh ndaj saj

 

 

Madeleine Albright, Sekretarja e parë grua e Shtetit, vdiq më 23 mars të vitit 2022. Roli i saj i madh në çlirimin e Kosovës e ka shndërruar atë në një figurë qendrore në historinë e re të këtij vendi.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë e ka përkujtuar ish Sekretaren e Shtetit, Madeleine Albright në trevjetorin e vdekjes.

Në përkujtim, Ambasada Amerikane përmendi lidershipin e saj të guximshëm në lidhje me Ballkanin, dhe specifikisht Kosovën.

“Jeta e Madeleine Albright ishte personifikimi i ëndrrës amerikane dhe lidershipi i saj i guximshëm në Ballkan shpëtoi jetë të panumërta. Progresi i Kosovës është një homazh i vazhdueshëm ndaj trashëgimisë së saj”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikane në X.

Ambasada e SHBA-së kujtoi se në SHBA, Sekretari i Shtetit është “diplomati më i lartë i kombit” – “personi përgjegjës për zbatimin e politikës së jashtme të Presidentit, forcimin e marrëdhënieve diplomatike në mbarë botën dhe menaxhimin e një force të madhe pune globale”.

Shkrime të ngjashme

Ky është burri i cili vdiq në aksidentin që ndodhi sonte në rrugën Komoran–Carralevë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sonte rreth orës 19:30 në rrugën Komoran–Carralevë, ku si pasojë një person ka humbur jetën dhe katër të tjerë janë lënduar. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti, teksa shtoi se në…

Ekstradohet nga Anglia në Kosovë i kërkuari për vrasje në tentativë

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor në koordinim dhe bashkëpunim me njësitet tjera relevante të policisë së Kosovës dhe institucionet e drejtësisë,  me datë 15.01.2026  ka bërë ekstradimin e shtetasit kosovar nga Anglia për në Kosovë. Sipas njoftimit të Policisë, i…