Asamblistët e Lëvizjës Vetëvendosje në Prishtinë kanë dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Speciale ndaj kryetarit të Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të lartë të kabinetit të tij, pas një sinjalizimi anonim që, sipas tyre, përmban pretendime për legalizime të jashtëligjshme dhe shuma të mëdha parash. Asamblistja e VV-së në Komunën e Prishtinës, Berita Abazi, tha se sinjalizimi është pranuar të mërkurën në mbrëmje…