• Sun. Oct 12th, 2025

Gjendet një trup i pajetë në liqenin e Batllavës

Bykfvanews

May 4, 2025

 

 

Raportohet se një grua është gjetur pa shenja jete në afërsi të Liqenit të Batllavës, në vendin e njohur si “Te Plepat”, përcjell Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA.

Rreth orës 12:15, autoritetet kanë pranuar një informacion alarmues, ku është raportuar se në liqen është parë një trup i pajetë, për të cilin fillimisht është dyshuar se i përkiste një gruaje rreth 40-vjeçare.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes janë aktivizuar njësitë relevante: Njësia patrulluese, njësia e hetimeve, ekipi mjekësor dhe emergjenca./ KFVA/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *