• Sun. Oct 12th, 2025

Krasniqi: Kurti nuk i ka votat për Qeveri prandaj po e mban peng Kuvendin

Bykfvanews

May 3, 2025

 

 

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Albin Kurti dhe Vetëvendosje po tentojnë që në forma të paligjshme e jokushtetuese dhe duke keqpërdorur Avni Deharin të imponojnë vullnetin e tyre.

Krasniqi ka thënë se VV duhet ta ndërrojë kandidatin dhe ta propozojë një kandidat që merr shumicën e votave për t’u bërë kryetar i Kuvendit.

“Ua përkujtoj dhe ua përsëris, as herën e parë, as herën e dhjetë, as herën e 100-të nuk kalon Albulena Haxhiu, sepse nuk e meriton ky Kuvend ta ketë në krye një figurë të tillë”, tha ai.

Krasniqi tha se Kurti nuk i ka votat të bëhet kryeministër.

“Kurti s’ka vota për t’u bërë kryeministër dhe kjo është arsyeja se pse po e mban peng Kuvendin”, ka thënë ai.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.

Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *