Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e saj nuk do ta votojë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.
Ajo tha se kryetari i institucionit ligjvënës duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, shkruan KFVA.
“Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë përderisa ata nuk reflektojnë”, tha Bajrami.
Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.
Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.
Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00.