• Sun. Oct 12th, 2025

Dështon seanca, VV-ja s’ka kuroum për “cirkun” e saj – vazhdon të hënën

Bykfvanews

May 3, 2025

 

 

Ka dështuar seanca e konstituive e Kuvendit të Kosovës në mungesë kuorumi, shkruan KFVA.

Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.

Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por mori përgjigje të njëjtë.

Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *