• Fri. Oct 10th, 2025

PDK e LDK nuk propozojnë anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë: Po e thelloni krizën, është jokushtetuese

Bykfvanews

May 1, 2025

 

 

Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës kanë dalë kundër ndryshimit të formës së votimit për Kryeparlamentare, pas propozimit të Vetëvendosjes që votimi të bëhet i fshehtë.

Asnjëëra nga këto parti s’kanë propozuar anëtarë Komisioni, shkruan KFVA

Kreu i PDK’së, Memli Krasniqi, tha se kjo është e paprecedentë dhe e papranueshme. Sipas Krasniqit, ndryshimi i mënyrës së votimit do të duhej të bëhej në fillim të procesit.

“z.Kurti të thash nuk keni të drejtë në mes të votimit me ndryshu formën e votimit. Prej kur ka Kuvend, kjo është e paprecedentë. Sikur të kishi vendos në fillim ndoshta do të ishte e pranueshme, por tani s’është e pranueshme. Mos e thelloni krizën…Propozoni dikë që i merr votat dhe ju e dini që ka në mesin tuaj të tillë”, deklaroi Krasniqi.

Ndërkohë, Hykmete Bajrami nga LDK deklaroi se do ta dërgojnë këtë lëndë në Kushtetuese.

Ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve tuaja. Ne nuk do të bëhemi asnjëherë pjesë e shkeljeve tuaja. Nuk mundesh me e ndryshu mënyrën e votimit pasi ke hy në proces. Ne jemi në proces dhe krejt çka lejohet është të procedojmë me votim. Në qoftë se procedoni, ne këtë lëndë do ta dërgojmë në Kushtetuese”, ka thënë Bajrami.

 

© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *