Kryeministri në detyrë, Albin Kurti është pyetur nga gazetarëve për formimin e qeverisë, për të cilën ai ka thënë se fillimisht duhet të bëhet Kuvendi, shkruan Gazeta KFVA.
“Njëherë Kuvendi, pastaj Qeveria”, ka qenë përgjigja e Kurtit.
I pyetur nëse Kuvendi do të konstituohet, Kurti s’ka dhënë ndonjë përgjigje.
“Ai është nesër”, ka qenë përgjigja e tij.
Të martën e 29 prillit dështoi tentativa e tetë për konstituimin e Kuvendit të Kosovës.
Emri i propozuar nga VV-ja për Kryeparlamentar dështoi sërish. Albulena Haxhiu nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme. Madje, për dallim nga propozimin e bërë në seancat e kaluara, të martën Haxhiu mori veç 54 vota, 44 i pati kundër dhe tri abstenime, ndërsa në sallë ishin të pranishëm 110 deputetë.
VV-ja për këtë ngërç tash e sa javë në Kuvend, po fajëson partitë tjera politike. Sipas tyre ata që po votojnë kundër po e krijojnë këtë bllokadë. Ndërsa nga ana tjetër, PDK dhe AAK kanë kërkuar që të ndryshohet emri i propozuar, si mundësi që dhe të kalojë kjo fazë, por që nga VV kanë deklaruar se emri do të jetë në çdo votim, Albulena Haxhiu.4
© 𝗞𝗙𝗩𝗔 – 𝗮𝘁𝘆 𝗸𝘂 𝗳𝗷𝗮𝗹𝗮 ë𝘀𝗵𝘁ë 𝗽ë𝗿𝗴𝗷𝗲𝗴𝗷ë𝘀𝗶 𝗱𝗵𝗲 𝗲 𝘃ë𝗿𝘁𝗲𝘁𝗮 𝗻𝘂𝗸 𝗸𝗼𝗺𝗽𝗿𝗼𝗺𝗲𝘁𝗼𝗵𝗲𝘁 𝗸𝘂𝗿𝗿ë!