Ky ishte tentimi i gjashtë me radhë që dështon, duke thelluar ngërçin institucional pas zgjedhjeve. Në votimin e fundit, Haxhiu mori 54 vota “për”, 44 kundër dhe tre abstenime – një rezultat që tregon një mungesë të vazhdueshme të konsensusit mes partive politike.
Krahasuar me votimin e mëparshëm, u shënuan tri vota më pak në favor të kandidaturës së saj.
Pas seancës, Albulena Haxhiu bëri një deklaratë të shkurtër për media.
“Shpresojmë shumë në reflektim të opozitës“, tha ajo përcjell Gazeta dhe Agjencia e Lajmeve KFVA..