• Fri. Nov 21st, 2025

Real Madrid po mendon të mos luajë nesër në finalen e Kupës së Mbretit nëse nuk ndryshohet gjyqtari

Apr 25, 2025

 

 

Real Madrid është duke shqyrtuar mundësinë që nesër mos të luaj fare përballë Barcelones, nëse nuk ndryshohet gjyqtari, raporton KFVA.

Ndërkohë Federata Spanjolle e Futbollit ka refuzuar kërkesën e Real Madridit dhe ata nuk do të ndryshojnë gjyqtarin e finales së Kupës së Mbretit .

Ricardo de Burgos Bengoetxea do të jetë ai që do të drejtojë ndeshjen.
Barcelona dhe Real Madridi është paraparë që të përballen nesër (e shtunë) me fillim nga ora 22:00 në ‘La Cartuja’ të Sevillas për finalen e Kupës së Mbretit.