• Sat. Nov 22nd, 2025

Jurgen Uldedaj mbetet i pamposhtur, triumfon ndaj boksierit kilian

Apr 6, 2025

 

 

Jurgen Uldedaj ka regjistruar fitoren e 20- të në boksin profesionist. Boksieri shqiptar ka mposhtur edhe kundërshtatin e radhës, boksierin nga Kili, Gerardo Mellada. Ndeshja u zhvillua në “Co-op Live Arena” në Manchester, e cila është arena më e madhe e brendshme në Angli me kapacitet 23 500 vende.

Ka qenë një ndeshje e fortë, e luftuar mes dy boksierëve, të cilët kanë qendruar të dy në këmbë deri në fundin e raundit të 10- të të parashikuar.

Në fund, me vendim unanim, gjyqtarët kanë shpallur fitues boksierin shqiptar, i cili koleksionon fitoren e 20- të në boksin profesionist.