• Sat. Nov 22nd, 2025

Me gra nga Kina- policia zbulon një rrejt kriminal që ofronte prostitucion në zonën e plazhit në Durrës

Apr 5, 2025

Një ‘fole’ prostitucioni u zbulua në zonën e Plazhit në Durrës.

Banesa, ku ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit, ishte marrë me qira nga dy shtetase kineze, 41-vjeçarja me iniciale X.X. dhe 54-vjeçarja me iniciale R.W.

Sipas hetimeve, rezulton se një grup i strukturuar kriminal, në përbërjen e të cilit janë shtetas kinezë, rekrutojnë shtetase kineze në Kinë dhe më pas i dërgojnë në Shqipëri për kryerjen e aktivitetit kriminal të prostitucionit. Ata u sigurojnë apartamente me qira për kryerjen e aktivitetit kriminal dhe, pasi sigurojnë klientët nëpërmjet faqeve online, u dërgojnë vendndodhjen për takim.

  • Policia ka njoftuar për zbardhjen e këtij aktiviteti dhe vijon hetimet për grupin e strukturuar kriminal.