by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Policia e Kosovës, ka konfirmuar se një person ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik të Prishtinës, shkruan Gazeta KFVA.
Viktima është mashkull rreth 40 vjeç.
Kjo është konfirmuar nga Policia, ku është shtuar se personi tjetër ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK.
‘‘Sot rreth orës 13:00, është pranuar informacioni se dy persona janë zënë nga shembja e dheut në një vendpunishte në rrugën “Gjilani” në lagjen Veterniku në Prishtinë.
Nga informacionet e para është bërë e ditur se njëri nga ta është nxjerrë nga aty dhe po merr trajtimin e nevojshëm mjekësor në QKUK, ndërkaq fatkeqësisht, tjetri, mashkull, rreth 40 vjeç, është konstatuar pa shenja jete, nga ana e mjekëve emergjent.
Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe në koordinim me prokurorin e shtetit si dhe mekanizmat e tjerë të nevojshëm po vijon punën për sqarimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen’’, ka thënë Policia.
Organizata Botërore e Tregtisë (OBT) ka njoftuar se tarifat e vendosura nga presidenti amerikan, Donald Trump do të çojnë në një përmbysje të plotë të tregtisë ndërkombëtare dhe se kjo do të ndikojë veçanërisht negativisht në Amerikën e Veriut. Në raportin e ri mbi vlerësimet e prirjeve të tregtisë globale, OBT theksoi se kishin
Duke përdorur një grimcë nga truri i miut, me përmasat e një kokrre rëre, shkencëtarët kanë krijuar hartën e parë të saktë dhe tredimensionale të trurit të një gjitari. Kjo hartë përshkruan në detaje formën, funksionin dhe aktivitetin e 84 mijë neuroneve – struktura të degëzuara që transmetojnë mesazhe përmes një “krahu” të gjatë
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës do të mbahet sot, në orën 12:00, raporton Gazeta Sinjali. Ky vendim është bërë i ditur përmes një njoftimi të publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit. Një seancë e tillë ishte mbajtur edhe të martën, rreth orës 11:00, por ajo u ndërpre pas afërsisht dy orësh,
Sot u bën 26 vjet nga masakra në fshatrat Poklek i Vjetër dhe Çikatovë e Vjetër të komunës së Drenasit. Foshnje, fëmijë, të rinj, të reja, burra dhe pleq që u vranë, u masakruan dhe disa prej tyre u dogjën. Në mesin e 77 kufomave të vrara e të masakruara ishin edhe foshnje nga