• Fri. Nov 21st, 2025

E rëndë: Vdes një person si pasojë e rrëshqitjes së dheut në Veternik

Apr 5, 2025

 

 

Një punonjës ka vdekur dhe një tjetër është lënduar si pasojë e shembjes së dheut në një punishte, në lagjen Veternik të Prishtinës.

Në vend të ngjarjes është Policia dhe ekipi i zjarrfikësve të cilët janë duke intervenuar.

Nga ekipi i zjarrëfikësve kanë konfirmuar për ATV se njeri punonjës është nxjerr i gjallë rreth orës 12:00, ndërsa tjetër është nxjerr i vdekur rreth orës 14:40.