• Fri. Nov 21st, 2025

Agim Ademi prezanton flamurin e Kosovës midis Beogradit

Apr 2, 2025

 

 

Flamuri i Kosovës është ngritur në Beograd në kuadër të Kongresit të UEFA-së që u mbajt atje.

Në video shihet kryetari i Federatës së Futbollit e Kosovës, Agim Ademi, teksa i afrohet flamurit kaltër e verdhë. Pavarësisht se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës, hyrja e kësaj të fundit në gjirin e UEFA-së ia ka bërë një vend flamurit shtetëror edhe në kryeqytetin serb.

Një moment i tillë vjen edhe pas zhurmës së madhe për organizimin e përbashkët të Evropianit U-17 mes Shqipërisë dhe Serbisë më 2026.