Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

Categories: Lajme, Shqipëri

by kfvanews

Share

 

 

Policia e Shtetit në Shqipëri është pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve në internet.

Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit. Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL-i.

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit tre celularë dhe një laptop.

Pajisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, në vendin tonë

Related Posts

  •     Ambasadori gjerman, Jorn Rohde ka folur për takimin e djeshëm që zhvilloi me Kryeministrin e Kosovës në detyrë, Albin Kurtin, të cilit ia ka theksuar përpjekjet e vazhdueshme të Gjermanisë për heqjen e masave kundër Kosovës. Në rrjetin social “Bluesky”, ambasadori gjerman i ka përmendur Kurtit edhe rëndësinë e formimit sa më të

  •     Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e një të dyshuari për vjedhje. “Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e personit që shihet në fotografi. Personi i dyshuar kërkohet për përfshirje në veprën

  •     Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar për takimin konsultues që ka zhvilluar këtë javë me Kryetarin e Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë, Ymer Fejzullahun, me të cilin ka diskutuar për procesin e shqyrtimit të tarifave të rrymës për këtë vit. Postimi vjen një ditë para se ZRRE të vendosë për

  •     Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka mbledhur deputetët e zgjedhur të kësaj partie për legjislaturën e re të Kuvendit. Në fotot e publikuara nga Abdixhiku, nuk shihet deputeti i zgjedhur, Avdullah Hoti, i cili ka ngritur shqetësim për votat me postë të mërgatës e kërkoi lidership të ri në LDK,