Kryeministri Albin Kurti i ka shtruar darkë Sekretarit të Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy, i cili ka arritur sonte në Kosovë, ku do të qëndrojë për vizitë zyrtare, shkruan Gazeta KFVA.
Derisa, pamjet nga kjo darkë i ka publikuar ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves.
“Isha i nderuar të isha në darkën e shtruar për Sekretarin e Jashtëm të Mbretërisë së Bashkuar David Lammy nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti dhe ministrat. Miqësia mes Britanisë së Madhe dhe Kosovës, e bazuar në përkushtimin e përbashkët për një Kosovë të sigurt, multietnike dhe demokratike, është e gjatë dhe e qëndrueshme”, ka shkruar Hargreaves.
Sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Lammy është pritur nga Ministrja e Punëve të Jashtshme, Donika Gërvalla, derisa në mëngjes, ai do të takohet me të parën e vendit, Vjosa Osmani.
