by kfvanews
Share
by kfvanews
Share

Dyshja kosovare Xherdan Shaqiri dhe Kreshnik Hajrizi po vazhdojnë të lënë gjurmë me paraqitjet e tyre fantastike këtë sezon në elitën e futbollit zviceran.
Shaqiri ishte sërish vendimtar për ekipin e tij në fitoren që ata morën me rezultat 2-0 në udhëtim ndaj Winterthurit në kuadër të javës së 29-të në Superligën e Zvicrës. 33-vjeçari shënoi një gol teksa pati edhe një asistim, duke u shpallur kështu lojtari më i mirë i ndeshjes me notën 8.8 nga Sofascore.
Përveç golit dhe asistimit, Shaqiri pati gjithashtu 55 pasime të kompletuara, mes tyre tri pasime kyçe. Ai pati gjithashtu edhe dy shanse të mëdha për gol të krijuara, dy goditje në kuadratin e portës dhe katër duele të fituara.
Kjo paraqitje e tij ka bërë që ai të bëhet pjesë e formacionit më të mirë të kësaj xhiroje në elitën e futbollit zviceran. Ndeshja ndaj Winterthurit ishte e 25-ta këtë edicion për Shaqirin, i cili tashmë ka 10 gola të realizuar dhe 13 asistime.
Pjesë e formacionit më të mirë të javës ishte gjithashtu edhe Kreshnik Hajrizi, i cili ishte një ‘mur i gjallë për Sionin në barazimin me rezultat 1-1 ndaj Yverdon-Sport.
Hajrizi shënoi golin e vetëm në këtë takim për ekipin e tij, duke u vlerësuar si lojtari më i mirë i ndeshjes nga Sofascore me notën 7.8.
E tek goli që e shënoi 25-vjeçari u asistua nga Benjamin Kololli, i cili po ashtu pati një paraqitje tejet solide dhe u vlerësua në mesin e më të mirëve në atë sfidë me notën 7.5.
Qeveria e Ukrainës ka njoftuar nënshkrimin e planit të një marrëveshjeje mineralesh me SHBA-në. Ministrja e ekonomisë, Julia Svyrydenko tha se memorandumi hap rrugën për atë që ajo e quajti një marrëveshje partneriteti ekonomik. Ajo tha se një marrëveshje përfundimtare do të përfshinte gjithashtu një fond investimi për rindërtimin e Ukrainës. Zyrtarët amerikanë
Grupi ‘’Asnjë cent më shumë’’ do të mbajnë konferencë për media gjatë ditës së sotme. Sipas njoftimit konferenca do të mbahet duke filluar nga ora 12:00 në Sheshin “Skënderbeu” (afër Kuvendit të Kosovës). Më tutje thuhet se konferenca organizohet në vazhdën e kundërshtimit qytetar ndaj vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për rritjen e
Marketet, barnatoret dhe dyqanet e teknikës dhe mobileve nga e premtja do të duhet t’i publikojnë çmimet e produkteve të tyre në ueb faqen zyrtare. Obligimi është në përputhje me ndryshimet në Ligjin për Mbrojtjen e Konsumatorëve që hyjnë në fuqi më datën 18 të këtij muaji (e premte), pasi pas miratimit të tyre
Më shumë se një milion fëmijë po përballen me pasiguri ushqimore në Haiti, paralajmëroi UNICEF. Gjithashtu raportohet se dhuna e bandave, zhvendosja e detyruar dhe mungesa e aksesit në ndihmën humanitare po kërcënojnë familjet dhe po rrisin rrezikun e urisë. “Ne jemi përballur me një skenar në të cilin prindërit nuk janë më në