• 26 Nëntor 2025 03:51

‘Torte fytyrës’ – ZRrE s’ka shqyrtuar shtrenjtimin e rrymës sot, s’tregojnë kur

Mar 28, 2025 #rryma, #Torte, #ZRE

 

 

Zyra e Rregullatorit për Energji në një komunikatë të lëshuar për mbledhjen që kanë mbajtur sot, kanë treguar se në këtë takim të sotit s’kanë trajtuar fare temën e shqyrtimit të tarifave të energjisë elektrike dhe propozimin për rritjen e çmimit të rrymës prej 15%.

“ Sa i përket procesit të shqyrtimit tarifor, gjatë kësaj seance nuk është trajtuar ndonjë pikë lidhur me këtë çështje, pasi afati për dorëzimin e komenteve është ende i hapur dhe do të mbyllet sot deri në ora 16:00. ZRRE do t’ju mbajë të informuar për të gjitha zhvillimet në vazhdim, duke synuar një proces transparent dhe te hapur të shqyrtimit tarifor”, thuhet në komunikatë.