Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer, e lëshoi një deklaratë që s’do t’ia ketë prerë mendja sa municion do t’i jepte rrjetit social për meme e shpërthim të humorit të famshëm anglez, transmeton KFVA.
“E konfirmuar: Shpatat e nixhave do të ndalohen këtë verë. Kur premtojmë vepra, i bëjmë.”
Atij ia preu mendja se publiku do të reagonte pozitivisht për mbajtjen e një zotimi të vitit të kaluar kur ishte raportuar se do të ndaloheshin ‘shpatat e ninxhave’.
Krimi me armë të ftohta ka pësuar rritje të madhe në Mbretërinë e Bashkuar përgjatë viteve por publiku britanik nuk ia pranoi këtë taktikë të shmangies së problemit kryeministrit siç e konsiderojnë hedhje hi syve e adresim i simptomës e jo shërim i sëmundjes.