• Sat. Oct 11th, 2025

Njohja nga Kenia, MPJD i përgjigjet Serbisë: Deklarata e Serbisë është e mbushur me gënjeshtra e dezinformata

Bykfvanews

Mar 27, 2025 #Kenia, #MPJD, #serbia

 

 

Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës i ka reaguar Serbisë, e cila e kundërshtuar veprimin e shtetit te Kenias për të njohur Kosovën si shtet.

“Deklarata e tyre e fundit si përgjigje ndaj vendimit sovran të Republikës së Kenias për të njohur Republikën e Kosovës, vërteton se Serbia vazhdon të refuzojë të përmbushë zotimet e saj në kuadër të Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, të lehtësuar nga BE-ja. Përkundrazi, Serbia vazhdon fushatën e saj të gënjeshtrave, manipulimeve dhe propagandës kundër Kosovës, duke përdorur çdo mjet në dispozicion për të penguar vendin tonë në rrugën drejt integrimit të plotë në mekanizmat ndërkombëtare”, është thënë në deklaratën e MPJD-së.

Më tej, kjo ministri ka treguar se kjo nuk është hera e parë që Serbia i shpërfill hapur zotimet e saj ndaj Bashkimit Evropian.

“Në deklaratën e saj, Serbia përmend Kartën e OKB-së, Lëvizjen e të Painkuadruarve dhe marrëdhëniet e saj me Kenian për ta paraqitur veten si viktimë. Megjithatë, bota e di shumë mirë. Kjo është po e njëjta Serbi nën udhëheqjen e shumë prej të njëjtëve individë që filloi katër luftëra në Ballkan në vitet 90-të, që kreu gjenocid e spastrime etnike në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosovë. Kjo është e njëjta Serbi që ende i glorifikon kriminelët e dënuar të luftës, të cilët urdhëruan vrasjen masive të civilëve, grave dhe fëmijëve”, ka vlerësuar MPJD-ja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *