• Sat. Oct 11th, 2025

I riu që mbeti i vrạrë mbrëmë në Vushtrri ishte pjesë e FC Mitrovica- klubi del me telegram ngushëllimi

Bykfvanews

Mar 24, 2025

 

 

Ardit Zymberi, 19-vjeçari që humbi jetën mbrëmë si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në Vushtrri, ishte pjesë e klubit të futbollit FC Mitrovica. Klubi, përmes një telegrami ngushëllimi, ka shprehur keqardhje dhe ngushëllime për familjen Zymberi dhe shoqërinë e të ndjeri.

“Në orët e vona të natës së së dielës morëm lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit tonë, Ardit Zymberi, i cili humbi jetën në ngjarjen e mbrëmshme në qytetin e Vushtrrisë.

Në emër të Kryesisë, futbollistëve dhe stafit të trajnerëve, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes Zymberi dhe të gjithë miqve e shoqërisë së Arditit.

Raste të tilla kërkojnë përkushtim që të mos ndodhin më, pasi dhimbja që lënë pas është e madhe”, thuhet në njoftimin e klubit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *