• 26 Nëntor 2025 04:12

Pas largimit të veshkës, të dyshuarit për vjedhjen në Veternik i amputohet edhe këmba pas dëmtimëve të mëdha

Mar 21, 2025 #Demtimet, #policia, #veshke

 

 

Personi i nacionalitet serb i plagosur dhe i ndaluar nga prokuroria si i dyshuar në përfshirjen e grabitjes së armatosur në njërën nga qendrat tregtare në Vetenerik, përveç që i është larguar njëra veshkë gjatë ditës së djeshme, po ashtu të njëjtit të enjten i është amputuar këmba për shkak dëmtimeve të rënda që i ka pësuar.

Gjendja e të plagosurve nga në rastin e grabitjes në Veternik vazhdon të jetë stabile.

Ndërkaq, punëtori i sigurimit që u plagos të hënën vazhdon të jetë i intubuar.

I plagosuri serb, i dyshuar për vjedhjen, është në gjendje të rëndë, Përveç veshkës, të njejtit i është amputuar dhe këmba, pas dëmtimeve të mëdha.