• Fri. Oct 10th, 2025

Osmani merr qëndrim të prerë kundër draft-Statutit të Asociacionit: Nuk mund ta kalojë kurrfarë testi në Gjykatën Kushtetuese

 

 

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pyetur për vërejtjet e saj ndaj draft-Statutit të Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe që u tha t’ia ketë paraqitur emisarit të re të BE-së, Peter Sorensen.

Osmani tha se draft-Stautti si i tillë nuk është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës dhe as standardet e Këshillit të Evropës – e për më tepër, as në përputhje me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2015.

“Në detaje prezantuam vërejtjen tona sa i përket draft-Statutit të propozuar nga BE. Dhe, ky ishte takim më shumë ku u njoftua rreth qëndrimeve tona sesa që morëm qëdnrime nga ana e tij.

Po flasim për draft-Stautin, çështje që unë personalisht besoj që nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Nuk janë në përputhje as me vlerat as me normat e BE-së, as me standardet e KiE-së pastaj. Dhe po ashtu nu kjanë në përputhje me aktvendimin e GjK-së së vitit 2015.

Statuti i tillë që bie në kundërshti me këto trija, nuk ka se si të hyjë në fuqi dhe as nuk besoj që do të mund të kalonte testin në GjK-së, e cila ka vendosur standardte në shumë nga këto tema brenda draft-Statutit. Siç janë kompetencat ekzekutive e shumë çështje tjera”, tha ajo, raporton KFVA.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *