• Fri. Oct 10th, 2025

Ministria i bastiset nga policia, ministri Peci paraqitet me kapelë nga Babaj i Bokës

Bykfvanews

Mar 20, 2025 #Faton, #Ministri, #Peci

 

 

Ministria e Bujqësisë, e cila drejtohet nga Faton Peci, sot është bastisur nga krimet ekonomike të Policisë së Kosovës. Derisa ende nuk janë treguar arsyet e bastisjes së kësaj ministrie, udhëheqësi i këtij dikasteri Faton Pecili është paraqitur nga bjeshka e Gjakovës.

Në profilin e tij në “Facebook”, ai ka postuar një fotografi duke buzëqeshur nga Babaj i Bokës.

Nuk dihet se me cilin rast lidhet kjo bastisje. Megjithatë, vlen të theksohet se ministria e Bujqësisë kohëve të fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për grantet e dhëna, sidomos ato ndaj familjarëve të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *