Pothuajse të gjithë akterët e VV’së këto ditë kanë ftuar mërgimtarët që të regjistrohen për të votuar në zgjedhjet e dhjetorit, ku duket se këtë të mërkurë i erdhi radha Faton Pecit, përcjell Gazeta KFVA.
Peci ka thënë se 28 dhjetori është një mundësi ideale për mërgimtarët që të votojnë.
“E dashur mërgatë, Jam i lumtur që 28 dhjetori 2025 është caktuar si data më e përshtatshme dhe një mundësi ideale që ju, me rolin tuaj të rëndësishëm, të përcaktoni drejtimin katërvjeçar të vendit. Sot ka nisur edhe regjistrimi për votimin jashtë vendit, aktiv deri më 26 dhjetor 2025.”, ka shkruar Peci.
Tutje ai ka thënë se vota e mërgimtarëve ka rëndësi, për Kosovën, për familjen dhe për të ardhmen e vendit./KFVA./
