Kreu i PDK’së, Bedri Hamza, ka zyrtarizuar koalicionin me Eman Rrahmanin e Visar Korenicën e Listës për Familjen.
Hamza tha se ata do të jenë vlerë e shtuar për këtë parti.
“Do të kemi pjesëmarrje nga Lista Familja në listën e PDK’së”, deklaroi Hamza.
Rrahmani në fjalën e tij zbuloi se kanë negociuar edhe me LDK’në, por se vendimi i tyre ka qenë për bashkëpunim me PDK’në, shkaku edhe që Hamza është kandidat për kryeministër.
Rrahmani e Korenica më herët kanë qenë deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Pasi ishin larguar nga kjo parti, në zgjedhjet e 9 shkurtit ara kishin garuar me “Listën për Familjen”.
