Një aksident trafiku ka ndodhur në rrugën rajonale Skenderaj-Klinë mes një kamioni dhe dy veturave.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.
Dy persona kanë pësuar lëndime.
“Aksident trafiku me lëndime i shkaktuar sot rreth orës 13:25, në rrugën rajonale Skenderaj- Klinë, në segmentin rrugor në fshatin Llaushë. Në aksident janë përfshirë një kamion dhe dy vetura, përveq dëmeve materiale lëndime kanë pësuar dy persona”, tha Zahiti.

