• 26 Nëntor 2025 13:38

KQZ vendos sot për listën preliminare të votuesve

Nën 26, 2025

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot në orën 15:00 për përgatitjet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit 2025, shkruan Gazeta KFVA.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë mbledhjes KQZ do të shqyrtojë dhe miratojë Qendrat e Votimit jashtë Kosovës, duke përcaktuar numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votuesve për secilin vendvotim. Ky vendim pritet të ketë një rol të rëndësishëm për organizimin e procesit të votimit për qytetarët që jetojnë jashtë vendit.

Po ashtu, institucioni do të publikojë raportin e Listës preliminare të Votuesve, një hap procedural i domosdoshëm që paraprin finalizimin e listës zgjedhore për ditën e votimit.

“Shqyrtimi dhe miratimi i Qendrave të Votimit jashtë Kosovës, numrin e vendvotimeve dhe numrin maksimal të votueseve për vendvotime, për zgjedhjet e parakohshëm për Kuvendin e Republikës së Kosovës, që do të mbahen më, 28 dhjetor 2025”.

Mbledhja e sotme konsiderohet një nga fazat kyçe në konsolidimin e organizimit administrativ zgjedhor.