Trafiku ajror në aeroportin e Eindhovenit në Holandë është pezulluar pas shikimit të disa dronëve.
Ministri holandez i mbrojtjes, Ruben Brekelmans, tha se masat mbrojtëse kundër dronëve ishin “gati për të ndërhyrë”.
Policia dhe ushtria e vendit janë gjithashtu në vendngjarje, shtoi ministri, dhe një hetim është duke vazhduar, raporton Telegrafi, transmeton KFVA.
Bëhet e ditur se aeroporti në jug të Holandës përdoret si për qëllime ushtarake ashtu edhe për ato civile.
Të gjitha llojet e trafikut ajror ishin ndaluar, sipas Brekelmans.
Ministria e mbrojtjes njoftoi se ushtria holandeze kishte përdorur armë kundër dronëve të parë mbi bazën e forcave ajrore në Volkel, rreth40 kilometra në verilindje të Eindhoven.
Ndryshe, aeroporte të ndryshme në Evropë u mbyllën në shtator për shkak të pamjeve të dronëve, përfshirë ato në Danimarkë
